Arben Taravari përkrah Reisit në shënimin e përvjetorit të puçit në Turqi

Me rastin e shënimit të përvjetorit të parë të tentimit për grusht shteti në Turqi, të cilin e kreu organizata terroriste FETO, sot në Shkup u mbajt programi përkujtimor me titull “15 korriku – Fitore e demokracisë dhe vullnetit kombëtar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë aktivitet, në organizim të kryesisë së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup, morën pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ministri pa resor Adnan Qahil, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara, përfaqësues të korit diplomatik, kryetarë të partive politike, si dhe përfaqësues të sektorit civil.

Ministri Arben Taravari ishte përkrah kreut të Bashkëisësë Islame, Sulejman Rexhepi./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme