Partitë politike të cilat po marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit, kanë filluar propozimin e kandidatëve për nënkryetar të Kuvendit.
Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin, Lidhja Demokratike ka propozuar, Kujtim Shalën, ndërsa PDK-ja ka propozuar Memli Krasniqin për nënkryetar.
Gjatë procesit të votimit në sallë kanë qenë të pranishëm 108 deputetë.
Pro kanë votuar 104 deputetë, 1 votë kundër dhe 3 abstenim.
Nga partitë pakicë janë propozuar për nënkryetarë, Slavko Simic dhe Fikrim Damka, të cilët gjithashtu kanë marrë votat e shumicës së deputetëve.