Deputeti nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini ka bërë të ditur që do të kandidoj për kryetar të Gjakovës.
Ai ka thënë që ka dashuri të madhe për vendlindjen tij, jeton aty dhe mendon te plaket pikërisht në Gjakovë.
“Zgjedhja për të kandiduar për kryetar të Gjakovës ka qenë “puro” e imja. Fillimisht unë jetoj në Gjakovë dhe do të plakem aty. E dua Gjakovën, e dua tërë Kosovën, mirëpo në mënyrë të veçantë e dua vendlindjen time” ka thënë Ardian Gjini në një intervistë në Zonën B të Klan Kosovës.
Gjini pati edhe kritika për qeverisjen aktuale dhe ato të kaluara në Gjakovë, duke cilësuar që nuk ka pasur kreativitet, përderisa për kryetaren aktuale të Gjakovës ka thënë që vetëm se ka shpenzuar buxhetin.
“Gjakova është qyteti i tretë në Kosovë e ai potencial nuk po arrin me iu dhënë as vetvetes e as Kosovës. Është mëkat për Kosovën një potencial aq të madh me e lënë të fjetur. Ka pasur qeverisje pa kreativitet e kohëve të fundit edhe qeverisje false”.
“Karakteri i Mimoza Kusarit tregohet veç me një ngjarje. Në kohën kur ishte ngrirë Gjakova, Mimoza ka thënë që kripa nuk po bën efekt. Ajo nuk përton me tregu diçka çka nuk është e vërtet. Nuk e konsideroj kundërshtare të denjë Mimozën aspak, ajo ka humb zgjedhjet atje, qysh ditën që është zgjedhë kryetare ngaqë ka pasur për qellim vetëm postin. Krejt çka ka bo ajo është që veç e ka shpenzuar buxhetin” ka thënë Ardian Gjini.