Ajo u votua nga 22 këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje të kuvendit komunal.
Ardita Sinani është një aktiviste e denjë e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë dhe deri më tani ajo ka mbajtur pozitën e kryetares së kuvendit komunal..
Kjo është seanca e parë e kuvendit komunal në Preshevë në të cilën po marrin pjesë 22 këshilltarë nga PVD, grupi i PDSH-së, BDL dhe UDSH.
Ajo falënderoi të gjithë ata që patën besimin për të ngarkuar me këtë detyrë dhe se do të jetë kryetare e gjithë qytetarëve të Preshevës.
“Kam kaluar shumë sfida që më kanë përgatitur ti bëjë ballë proceseve andaj me përgjegjësi do ta pranoj këtë detyrë dhe jam e sigurt se do ta kem të lehtë këtë detyre nëse kam edhe përkrahjen tuaj”, tha Sinani pas zgjedhjes së saj. /Sakte.net/