Argjendaritë po kontrollohen për kontrabandë

Në pothuajse të gjitha dyqanet ku tregtohet me ar dhe argjend është zhvilluar kontroll nga policia dhe Dogana e Kosovës për shkaqe të kontrabandimit.

Sipas një dëshmitareje, kliente në dyqan, që në kushte anonimiteti i ka treguar portalit Koha.net, se klientes nuk i është prezantuar i gjithë malli nga tregtarët pasi u është thënë se ashtu është puna, kurse është marrë vesh teksa kanë folur me të tjerë se ka pasur kontroll për raste të kontrabandimit.

“Jo sot s’mundemi me t’i tregu të gjitha se qashtu është puna”, ka qenë fraza e tregtarëve drejtuar dëshmitares.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me zyrtarët policorë për informim, por ka qenë e pamundur deri në orën 17:56.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme