Çmimi i arit është rritur në tregtinë e së mërkurës, duke arritur në nivelin më të lartë në 4 muaj, ndërkohë që investitorët po presin rezultatin e takimit të fundit të Rezervës Federale, që do japë më shumë detaje mbi këndvështrimin e bankës tek inflacioni.
Norma spot e arit u rrit me 0.3% në 1,873.01 dollarë për onz, pasi shënoi nivelin më të lartë që prej 19 janarit.
Analistët thonë se arit është rritur ndjeshëm që prej nisjes së javës prej pritshmërive të rritjes së inflacionit, në një pozitë ku Rezerva Federale nguron të rrisë normat e interesit. Ari shihet si një mbrojtës nga inflacioni. Indeksi i dollarit ka rënë gjithashtu, në nivelin më të ulët në 3 muaj, duke e bërë arin më të tërheqshëm për mbajtësit e valutave të huaja.
Ari është rritur me mbi 190 dollarë apo 12%, që ku ra në nivelin më të ulët në 9 muaj gjatë marsit, nxitur kryesisht nga rënia e dollarit dhe rritja e inflacionit. Banka Qendrore në SHBA, ka premtuar të mbajë normën bazë të interesit të ulët për të ardhmen e afërt dhe politikëbërësit kanë komentuar vazhdimisht se rritja e inflacionit do jetë afat-shkurtër.
Klevis Llaha – SCAN