Sakte.net / e Shtunё 24 Shtator / 20:07
Njëri prej eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap, Arif Muçolli, i përkujton Agim Çekut se kur ishte komandant i TMK-së, ia kishte dërguar tri herë të dhënat e Zonave Operative e ushtarëve e asnjëherë shifra ushtarëve të UÇK-së nuk ishte mbi 20 mijë.
“KA APO NUK KA NEVOJE PER RIVERIFIKIMIN E LISTAVE TE VETERANEVE
Nuk ka nevoje te riverifikohen keto lista,paska deklarue z.Agim Ceku!
– Po eshte normale kjo deklarate, sepse riverifikimi do te nxjerr ne shesh parregullesite e medha qe jane bere gjate ketij procesi.
Eshte per tu qudite se si ka mundesi qe z.Agim Ceku te nenshkruej keto lista se paku tri kater here,e te kene gjinje ndryshime.
Po ja perkujtoj z.Agim Cekut, se sa ishte Komandant i TMK-se,se paku dy deri ne tri here i kemi grumbullue te dhenat per keto kategori nga te gjitha Zonat dhe asnjehere nuk eshte kalue nr.prej 20 mij.
Keto dokumente egzistojne ne arkivin e TMK-se.
Andaj duhet pranuar se kjo rritje,apo kjo parregullesi eshte bere pikespari per interesa politike,klanore,familjare,por edhe per ato materiale.
Prandaj z.Agim Ceku,si dhe te gjthe ata qe jane te involvuem ne kete proces,e qe i kan kontribue kesaj parregullesie, duhet ta kuptojne, se ky eshte devalvimi me i madh i vleres se luftes qe eshte bere deri me tani” (sic.), ka shkruar Muçolli në profilin e tij në Facebook.