Ardian Arifaj, këshilltari i presidentit ka thënë se Thaçi ka qenë jashtë vendit gjatë zgjedhjeve që janë mbajtur në Drenas dhe se kabineti i presidencës nuk merret me çështje politike.
“Thaçi pjesën më të madhe të kësaj kohe e ka kaluar jashtë vendit nuk ka qenë në Kosovë fare pra ka qenë në takime”.
“Thaçi e ka mirëpritur një proces elektoral të drejtë, transparent dhe i ka përgëzuar qytetarët por edhe kandidatët për një fushatë të drejtë”.
“Kabineti i presidencës nuk merret me çështje politike”, ka thënë Arifaj në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.