Arifi: Bisedimet për të vazhduar robërinë, shkatërruese për këtë shtet

Alergjia ndaj Prokurorisë Speciale Publike, si institucion në gjyqësorë që gëzon besimin më të madh nga opinioni, është normale kur vjen nga një mandatar i akuzuar, i cili disa herë është falur edhe atë nga ana e kryetarit të shtetit.Ky i fundit para disa viteve ka qenë pjesëmarrës në Bordin e Institutit Shoqëri e Hapur, shkruan në kolumnën e saj të fundit profesoresha universitare Besa Arifi, transmeton Portalb.

Sipas saj, është e pamundshme të mos vërehet frika e VMRO-DPMNE-së për shtyrjen e mandatit të PSP-së.

Arifi shtron pyetjen: prej kur puna kundër sundimit të ligjit dhe zbardhja e skandaleve është trimëri?!

“Maqedonia ka nevojë që të lirohet nga kthetrat e robërisë që të mund të marrë frymë lirshëm. Kur do të marrë frymë lirshëm, shumë më lehtë do të shohë se në çfarë robërie ka jetuar, kush ka qenë robëruesi dhe pse ka humbur 10 vite të shtrenjta. Çfarëdo bisedime për ta vazhduar robërinë jo që janë të paimagjinueshme por edhe shkatërruese për këtë shtet”, shkruan Arifi, transmeton Portalb.

BDI dhe VMRO-DPMNE kanë kumtuar se këtë javë do të fillojnë me bisedimet për formimin e Qeverisë, por të njëjtat ende nuk kane filluar, deri më sot. BDI në kushtet e saja për një bashkëpunim të mundshëm me cilëndo parti parasheh vazhdimin e mandatit të PSP. Kusht ky që kategorikisht është i papranueshëm për Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme