Arifi thotë se s’ka vendim qeveritar që Thaçi të udhëheqë dialogun politik me Serbinë

Shefi i ekipit negociator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme për platformën e qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.

Arifi ka theksuar se në takimin e radhës më 26 shkurt në Bruksel, do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Ai ka thënë se Qeveria synon përmbylljen e dialogut dhe përgatitjen e bazës politike për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, që nënkupton Serbia ta njohë Kosovën, raporton KTV.

Kryetarja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani, ka kërkuar që të dihet nëse ka vendim të Qeverisë se kush është udhëheqësi politik i dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërkaq Arifi ka thënë se është i emëruar vetëm si udhëheqës i dialogut teknik dhe se Qeveria nuk ka vendim që presidenti Hashim Thaçi ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Arifi është pyetur nga anëtarët e komisionit nëse në marrëveshjen për drejtësi është e përfshirë edhe njohja e vendimeve të gjykatave paralele në veri të Mitrovicës.

“Nuk jam në dijeni nëse ka një marrëveshje të tillë, por e di që janë duke u shqyrtuar rreth 2500 vendime që janë nga këto gjykata”, ka thënë Arifi.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë kërkuar më shumë transparencë dhe njoftim të vazhdueshëm të Kuvendit për ecurinë e dialogut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme