Arijon Ibrahimovic është larguar nga Bayern Munich për ta vazhduar karrierën në Serie A te Frosinone.
17 vjeçari edhe pse i ri në moshë ka vendosur për një aventurë të re, ku sot është zyrtarizuar nga Frosinone.
“Frosinone Calcio njofton se ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për blerjen e shërbimeve sportive të futbollistit Arijon Ibrahimovic”.
“Mesfushori i lindur në vitin 2005 vjen si huazim i përkohshëme deri më 30 qershor 2024, por me të drejtë blerje”, thuhet në njoftimin e klubit.
Frosinone ka mbledhur disa talentë të mëdhenjë këtë sezon, pasi deri më tani ka ofruar edhe Kai Jorge dhe Mattia Soule nga Juventusit dhe Reinerin nga Real Madridi.