Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rast nevojë, në përballimin e gjendjes emergjente të krijuar si pasojë e përhapjes së Covid-19. Ministrja Radmila Shekerinska i ka thënë sot ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Anton Qunit, që është e gatshme të vë në dispozicion shërbimet e njëjësisë Atomike, Kimike e Biologjikë për Kosovën.
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot ka zhvilluar telefonatë me homologen e tij, Radmila Shekerinska, të cilës i ka thënë se FSK është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me kapacitetet e specializuara që i ka në gatishmëri, njofton Ministria e Mbrojtjes në Kosovë.
“Dy ministrat kanë biseduar për situatat e krijuar në dy shtet pas përhapjes së pandemisë të COVID-19, situatat e përgjithshme dhe menaxhimi i saj në shtet, gjendjen gatishmërisë dhe aktivitete e ushtrive përkatëse si dhe masat e marra për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme, të krijuar jo vetëm në nivel regjional por edhe ndërkombëtar. Me këtë rast ministrja Shekerinska ka shprehur gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht ka vënë në dispozicion shërbimet e njësisë Atomike, Kimike dhe Biologjike, për të ndihmuar në rast nevoje përballimin e gjendjes emergjente në Kosovë”, thuhet në komunikatën e ministrisë.
Tutje thuhet se Quni e ka njoftuar homologen e tij për situatën aktuale në Kosovë, masat që kanë marrë nga qeveria në përballimin dhe menaxhimin e situatës.
“Ai e ka njoftuar edhe me shkallën e gatishmërisë dhe aktivitetet konkrete që po ndërmerr FSK-ja për përballimin e kësaj situate, si brenda strukturës së vet dhe kontributin që po jep në nivel shtetëror. Ai po ashtu ministres Shekerinska i ka shpreh gatishmërinë e FSK-së, për të ndihmuar në rast nevoje në Republikën e Maqedonisë së Veriut me kapacitetet e specializuara që ka në gatishmëri FSK”, thuhet tutje në komunikatë.