“Arma e fshehtë” e Lëvizjes BESA për komunën e Haraçinës (Foto)

Derisa LSDM ka shigjetuar komunat shqiptare dhe bëhet gati që edhe në zgjedhjet lokale të grumbullojë sërish vota të atyre që i besojnë konceptit qytetar të Zoran Zaevit, Lëvizja BESA është hedhur në ofanzivë. Derisa vëmendjen e opinionit e kanë rrëmbyer komunat e mëdha, siç janë Tetova, Çairi, Struga, Gostivari e Kumanova, larg syve të publikut, gradualisht por sigurtë Lëvizja BESA ka shtrirë strukturat e saj në komunë e Haraçinës.

Të dëshpëruar deri në skajshmëri nga pushteti lokal i udhëhequr nga BDI, të lënë në mëshirën e Zotit pas vërshimeve që prekën në masë të madhe këtë komunë të banuar me shumicë shqiptare, kushtet në komunën e Haraçinës janë të mjera. Mungon uji, kanalizimi, infrastruktura rrugore, ndërsa shkollat dhe kushtet që ofrohen aty janë të mjerueshme. Ka qenë pikërisht fatkeqësia që e ka shkaktuar neglizhenca e pushtetit, ajo që ka shfrytëzuar LSDM në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndihmën eventuale e kishte kushtëzuar me votë.

Për haraçinasit mund të kishte shpresë, por ajo ishte e kushtëzuar: duhej t’i nënshtroheshin “padronit maqedonas”. Të indinjuar nga ky kushtëzim, të lodhur nga shpërfillja totale e pushtetit për vite me radhë, banorët e komunës që pësoi më së shumti gjatë periudhës së konfliktit, kanë filluar mobilizimin e heshtur.

Përfolja e kandidaturës së Ali Ismailit, ekspertit të njohur të teknologjisë informative, drejtorit të Departamentit për Administratë dhe Teknologji Informative, kanë bërë që haraçinasit ta shohin me shpresë kandidimin e tij.

Ndonëse kishte punuar në bankat më prestigjioze të vendit si ekspert, Ismaili nuk kishte ngurruar t’i bashkëngjitej publikisht Lëvizjes BESA. Një profesionist i shkathtë, një person i afërt dhe bashkëpunues më të gjithë, Ismaili së fundmi është ballafaquar me kërkesën e degës së Lëvizjes BESA që ai të jetë unanimisht kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Haraçinës, kërkesë kjo e cila tashmë ndodhet në duart e kryesisë së Lëvizjes BESA, respektivisht në duart e kryetarit Bilall Kasami.

Afrim Gashi, Ali Ismaili, Bekim Sali, Rexhep Memedi

Kandidimi i tij eventual është një paralajmërim i përmbysjes së shumë përllogaritjeve ngaqë, ndonëse larg syve të publikut dhe nuk parapëlqen vëmendjen mediatike, Ismaili ka projektuar shumë plane për komunën e Haraçinës dhe ka një mbështetje të gjerë nga të gjithë bashkëpartiakët. Dhe ajo çfarë është më me rëndësi, tek ai haraçinasit kanë filluar ta shohin shpresën e vërtetë, njeriun që bashkëndjeu çdo moment me ta, u zhvillua dhe u ngrit në të njëjtin mjedis, një kandidat që e ka kuptuar se Haraçinës duhet t’i dhënë jetë dhe duhet të mbesin në të kaluarën kohërat kur ajo është diskriminuar nga secili sistem, ndërsa sot kushtëzohet paturpësisht nga ata që kërkojnë që Haraçina mos të ketë as komb, as fe!./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme