Armatoset Serbia, merr 2 aeroplanë nga Rusia

Dy aeroplanë transportues të llojit Antonov An-26 do të arrijnë në Serbi, dhe kjo do të bëhet falë marrëveshjes tekniko-ushtarake të arritur në mes të Serbisë dhe Rusisë.Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, transmeton gazetametro.net.Vulin ka folur para mediave me rastin e vizitës që zhvilloi në aeroportin ushtarak të Batajanicës, që gjendet afër Beogradit, ku po kryhen punimet në vazhdën e një kontrolli të përgjithshëm të avionëve që u dhuruan nga Rusia vitin e kaluar.

b92 raporton se ministri gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të aeroplanëve të trajnimit, që të hënën hynë në shërbim të Forcës Ajrore dhe të Mbrojtjes serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme