Armë, municione dhe uniforma kamuflazhi/ Policia bastis një shtëpi të braktisur në veri

Një arsenal armësh, municionesh dhe pajisjesh ushtarake është zbuluar nga policia në veri të Kosovës, gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur në zonën e Zubin Potok. Sipas mediave që raportojnë rastin, gjatë aksionit policor janë sekuestruar një armë AK-47 me karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municione, një armë artizanale dhe një fishek i kalibrit të madh.

Po ashtu, oficerët e policisë kanë gjetur edhe një helmetë ushtarake, një çantë me pajisje për pastrimin e armëve, si dhe një uniformë ushtarake të kamufluar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur origjinën e armëve dhe personat që mund të lidhen me këtë rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme