Të burgosurit e dënuar për krime të rënda, me dënime prej 15 vjet burg dje në mbrëmje kanë kidnapuar rojtarin dhe e kanë përdorur atë për të shpëtuar nga burgu i Idrizovës.
Të burgosurit arritën t’ia marrin armën zyrtare mbikëqyrësit dhe e kanë detyruar të del me ta jashtë.
Pastaj me automjet mbikëqyrësi i ka dërguar në fshatin Nerez nga ku edhe janë humbur gjurmët.
Rastin e ka konfirmuar drejtori i burgut dhe policia e cila dha deklaratë të shkurtër se tek ta është denoncuar arratisja nga burgu më i madh në shtet.
Më shumë detaje askush nuk zbulon në interes të hetimit nëse të burgosurit kanë pasur ndihmë brenda nga burgu, ose vetë e kanë organizuar arratisjen.