Një shtetas serb është arratisur nga Qendra për të Huaj në Gazi Babë. Bëhet fjalë për shtetasin serb me inicialet M.G, i lindur në vitin 1987. Autoritetet vendase duhej ta ekstradonin në Gjermani, pasi atje është i dënuar me 15 vjet burg. 36 vjeçari është arratisur një ditë më parë nga qendra për të huaj ndërsa mungesën e tij e ka vërejtur nëpunësi policor. Gjatë kontrollit të dhomave, respektivisht dhomës numër 3 ku ishte vendosur shtetasi serb, polici ka vërejtur mungesa e tij dhe më pas është konstatuar se grilat në dritaren e dhomës kanë qenë të prera. /Alsat.mk