Porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia. Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur të dielën nga Rinasi me destinacion Gjermaninë. Në këtë vend pronari i kompanisë “Arbri Garden” udhëtonte shpesh.
Pasi mjeti dhe kontenieri kanë qendruar në port për 19 ditë, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj janë paraqitur për të kryer zhdoganimin. Siç thuhet në dosje, ky proces ka zgjatur katër orë, ku dhe është konstatuar nga hetimi doganor shqiptar që ka njoftuar menjëherë autoritetet për dyshimet shkruan TCH
Arbër Çekaj ndodhet në arrati për të njëjtën vepër, ndërkohë që nën hetim përveç kompanisë së tij është edhe kompania e transportit “Pelikan Transport”. Por prokurorët dhe policia duhet të zbulojnë më tej nëse është apo jo Arbër Çekaj porositësi kryesor i 613 kilogramëve kokainë. Ajo që dihet është se një sasi kaq e madhe nuk mund të jetë për tregun e brendshëm.