Arratisja e të burgosurit, Mickoski fajin ia faturon Qeverisë

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski fajin e arratisjes së të burgosurit nga Tetova ia faturon Qeverisë. Sipas tij, kjo arratisje flet shumë për aftësitë e pushtetit dhe të institucioneve të cilat thonë se do ta çojnë vendin në BE, ndërsa nuk mund ta transferojnë një të burgosur.

“Kemi deklaruar disa herë se qytetarët në Maqedoni nuk janë të sigurt për disa arsye, jo për shkak të arratisjes si në filma të një të burgosuri, por kjo vjen në ditën e njëjtë kur Kovaçevski dhe Qeveria e BDI-së e mbështetur nga LSDM-ja mundohen të na bindin se do ta çojnë vendin në Bashkimin Evropian, ndërsa nuk munden një të burgosur ta dërgojnë nga pika A në pikën B në Shkup”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme