Arratisja e zyrtarëve/ Janev: Po punohet intensivisht, por për momentin nuk ka asgjë konkrete

Gazetare: Ajnur Bafqari

Ka disa gjurmë dhe informacione të caktuara lidhur me ish zyrtarët që kërkohen me flet arrest ndërkombëtarë, por sipas numrit një të Byrosë për Sigurinë Publike, Aleksandar Janev, aktualisht nuk mund të ndërmerren veprime konkrete.

“Lidhur me të gjithë ata që kërkohen me flet arrest ndërkombëtar në përputhje me procedurat e Interpolit, punojmë intensivisht me kolegët tanë fqinjë, të rajonit dhe botës. Kemi disa gjurmë të caktuara, kemi informacione të caktuara, megjithatë tani për tani nuk kemi asgjë konkrete”, tha Aleksandar Janev, Drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Janev thotë se nuk është i kënaqshëm bashkëpunimi me vende të caktuara fqinje për gjetjen e ish zyrtarëve si Artan Grubi, Vasko Kovaçevski dhe Përparim Bajrami që po kërkohen me fletarrest ndërkombëtarë. Ai tha se këto vende nuk u përgjigjen kërkesave të vendit në kohë reale.

“Këtu më duhet të them se me disa vende të caktuara fqinje, bashkëpunimi në këtë pjesë nuk na shkon bash në nivel të lehtë, sepse jo vetëm lidhur me këta persona, kemi edhe persona të tjerë që në mënyrë aktive i kërkojmë dhe madje edhe kur kishim informacione të sakta se ku mund të jenë, në kohë reale, për fat të keq, shërbime të caktuara nga vendet fqinje nuk kanë vepruar për kërkesat tona, kanë vepruar por jo në kohë reale, kanë vepruar më vonë. Nuk do të doja të futem në arsyet për këtë” , deklaroi Aleksandar Janev, Drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Kanë kaluar tashmë gjashtë muaj pas arratisjes së ish -zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i dyshuar për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, i cili po kërkohet me flet arrest ndërkombëtar. Përveç Grubit, për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore kërkohet edhe ish-kreu i këtij institucioni, Përparim Bajrami. Avokati i tij në atë kohë, për Alsat, pati deklaruar se ai nuk ishte në arrati, por ishte shpërngulur nga vendi. Ekziston edhe një flet arrest ndërkombëtar për Vasko Kovaçevskin- i dyshuari kryesor në rastin “Aditivët” për manipulim të tenderëve për furnizimin e qymyrit për TEC Manastir dhe TEC Osllomej, ai dyshohet për krim në vlerë prej gjashtë milionë e gjysmë euro. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme