Arrest shtëpiak për djalin e Sheshelit

Nikola Sheshel, djali i kriminelit serb Vojisllav Sheshel, arriti marrëveshje me Prokurorinë e Lartë Publike serbe për pranimin e fajësisë për mbajtjen e paautorizuar të një pistolete.

Djali i Sheshelit do të qëndrojë në arrest shtëpiak dhe nuk mund të largohet nga aty pa miratimin e gjykatës.

Ai ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, pa mbikëqyrje elektronike. Zëdhënësja e gjykatës Bojana Stankoviq tha se marrëveshja përfundoi më 12 qershor 2017 dhe u konfirmua nga gjykata më 13 nëntor, transmeton kp.

Me një vendim gjykate, arma u konfiskua më 22 shtator 2017 në një kafene në Batajnicë, pas së cilës u arrestua.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme