Arrestime për Marijuanë

E premte, 04 Nentor 2016 – Sakte.net   /

Policia e Kosovës arrestoi tre persona nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.

 Dy nga tre të arrestuarit për narkotikë sipas policisë janë me nënshtetësi turke, ndërsa arrestimi ndodhi pas hetimeve disamuajshe ndaj tyre.

“Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë tre persona me inicialet U. M., R. M. dhe A. H., dy nga ta me nënshtetësi turke  nën dyshimin e bazuar se po merreshin me kontrabandim të substancave narkotike,” thuhet në komunikatën e policisë.

Të arrestuarve u është gjetur marijuanë gjatë kontrollit të makinës së tyre.

“Gjatë kontrollit të Policisë Kufitare dhe bazuar në informacionet e siguruara nga policia,  zyrtarët policorë fillimisht kanë ndaluar një veturë ‘Mercedes’, pronë e dy personave të dyshuar, në të cilën gjatë kontrollit sipërfaqësor është vërejtur se ka të fshehur substancë narkotike,” sqaron komunikata.

Policia bën të ditur se gjatë operacionit të arrestimit dhe kontrollimit të makinës së të arrestuarve konfiskoi tetë kilogramë marijuanë në 26 paketime, dy vetura, tre telefona dhe 110 euro para të gatshme.

Të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për aksionet e policisë kundër narkotikëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme