Arrestimet për tragjedinë në Koçan, reagon edhe VLEN

Ndërkohë për arrestimet reagojnë edhe nga VLEN. Ky koalicion thekson se nuk dëshiron që asnjë shqiptar të jetë fajtor për tragjedinë kolektive në Koçan, por se drejtësia duhet të vlejë për të gjithë. “Sa i përket përpjekjeve të Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës për të ndërtuar perceptimin se shqiptarët janë viktima të Qeverisë, duam t’ua themi troç: jeni të lexuar si abetare të klasës së parë. Atyre fare nuk u interesojnë shqetësimet e popullit shqiptar, por vetëm se si të shkaktojnë krizë politike. BDI e di se në zgjedhjet lokale do të pësojë katastrofë dhe për këtë arsye avokon bojkotimin e tyre. Lotët e tyre false për shqiptarët janë hipokrizia më e madhe politike. E gjithë drejtësia është e mbushur me kuadro të kohës së tyre. Këtu është një tjetër dëshmi: më 15 janar 2024, Artan Grubi dhe Krenar Lloga propozuan Lupço Kocevskin për prokuror publik”, reagon VLEN. Ky koalicioni kërkon nga BDI të përgjigjet se a është e mundur që Lupço Kocevski dhe Islam Abazi, të cilët janë propozime të tyre, tani po udhëheqin “gjueti shtrigash”, apo me këto pamflete politike që i shpërndajnë, po shënojnë autogola?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme