Arrestimi i 2 mjekëve për vdekjen e të resë shqiptare, gjinekologu: Kemi një shtet anormal dhe publik injorant!

Arrestimi i kardiologut Mehmet Ibaj dhe reanimatorit Niko Thano në lidhje me vdekjen gjatë lindjes së 25 vjeçares Rexhina Dobruzi ka revoltuar jo pak mjekë.

Përmes një postimi në rrjetin social, mjeku gjinekolog Elton Peçi shkruan se jetojmë në një shtet anormal dhe një publik hipokrit dhe injorant. Gjinekologu thekson se arrestimi i mjekëve në Elbasan është i pakuptimtë pasi ajo që ka pësuar 25 vjeçarja ka qenë e pashmangshme nga bluzat e bardha.

“Mjekët çdo ditë shpëtojnë jetë! Asnjë nuk kujtohet t’i falenderojë. Sigurisht bëjmë detyrën… Por jo gjithnjë fitohet me vdekjen…Aq më tepër kur kjo vjen në formën e tromboembolisë pulmonare (TEP)

Si mundet të arrestohen mjekët? Si mundet kjo fushatë urrejtje? Përfundimisht kemi një shtet anormal dhe një publik hipokrit dhe injorant!”, shkruan mjeku.

Këtë të mërkurë gjykata e Elbasanit la të lirë nën masën e detyrimit të paraqitjes  dy mjekët, ndërsa jashtë gjykatës familjarët e të ndjerës protestuan, pasi ata pretendojnë se mjekët janë treguar të pakujdesshëm me Rexhina Dobruzin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme