Arrestimi me 58 kg drogë/ Zyrtarja e PS përdorte dokumentet e punës për të shmangur policinë

28-vjeçarja Erisa Fero, e cila u kap duke transportuar rreth 58 kilogramë kanabis ditën e djeshme, u zbulua nga grupi hetimor përmes informacioneve në rrugë operative, por jo vetëm, pasi e reja përdorte edhe dokumentin zyrtar të punës ku punonte, si punonjëse e AKSHI.

BalkanWeb bën me dije për se dokumentat zyrtare i përdorte për të kaluar kontrollet e policisë dhe lëvizte me makina zyrtare zakonisht. Sipas raportimeve, kur e reja ndalohej, nga policia, tregonte dokumentin zyrtar dhe kalonte.

 Pas indicieve të para, policia nisi hetimet dhe 28-vjeçarja ishte në monitorim dhe vëzhgim nga grupi hetimor deri ditën e djeshme ku u kap në flagrancë duke transportuar 58 kg kanabis. Dyshohet se nuk është hera e parë që 28-vjeçarja kryente transportin e lëndës narkotike.

Çfarë funksioni kishte 28-vjeçarja pranë AKSHI-t?

28-vjeçarja kishte një post jo pak të rëndësishëm te AKSHI. Fero nuk ishte specialiste e thjeshtë, por ishte shefe kompjuterike ose në gjuhën e ekspertëve Head IT. 28-vjeçarja merrej me sektorin që ka akses në databaza të rëndësishme, si databazën e E-Albania, TIMS dhe në disa databaza të tjera si doganat dhe tatimet.

 

 

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme