Vijon protesta e 114 me radhë e protestuesve kundër qeverisë së Ramës.
Protestuesit po marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ata thërrasin në kor “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Arresto Ballukun”, “Arresto Ramën”, “Arresto Berishën” etj.
Me flamuj kombëtar, protestuesit marshojnë në bulevardin kryesor të Tiranës.
Në duar mbajnë pankarta të ndryshme si “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë për korrupsion e keqeverisje.
The post “Arresto Ballukun”/ Oshëtin bulevardi nga thirrjet e protestuesve: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



