Arrestohen 3 persona, dyshohet se plaçkitën bankën në Fushë Kosovë

Për plaçkitjen e një filiali banke në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë, janë arrestuar sot tre të dyshuar, shkruan gazetametro.net.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur edhe inicialet e të arrestuarve si dhe shtetësinë.

Bëhet fjalë për 26 vjeçarin V.G, 27 vjeçarin P.M si dhe 32 vjeçarin M.H, që të tre shtetas të Kosovës. Të tre janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në grabitjen e një banke që ndodhi para 10 ditësh.

Ndërkaq, Policia ka bërë të ditur edhe gjërat që u konfiskuan të arrestuarve pas bastisjes në dy lokacione. Aty u gjet edhe drogë.

Siç raportohet, të dyshuarve u gjeten 6 qese të dyshuara si marihuanë, një golf III, katër telefona si dhe rroba.

Ndryshe, para më shumë se një javë u raportua për një plaçkitje të bankës, por që kryesit e veprës mbeten të panjohur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme