Agjentët federalë në Nju Jork arrestuan të mërkurën njëzet anëtarë të familjes Lukeze, e njohur për nga aktivitetet kriminale.
Besohet se grupi është përgjegjës për plaçkitjen më të njohur të pasqaruar në SHBA, e cila ka ndodhur në vitin 1978, në aeroport, kur ishin marrë gjashtë milionë dollarë, transmeton KosovaPress.