Arrestohen dhjetë persona pas përleshjes masive në Karposh dhe në Qendrën Klinike

Policia mbrëmë ka arrestuar dhjetë persona, në mesin e të cilëve tre të mitur, për shkak të përleshjes fizike për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara ndërfqinjësore që ishte shkaktuar në Karposh, ndërsa ka vazhduar edhe në Qendrën Urgjente në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”.

“Në SPB Shkup dje ishte denoncuar se në orën 22:30 në rajonin e Karposhit, për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara ndërfqinjësore, kishte përleshje fizike ndërmjet F.J. (22), B.J. (39) dhe tre të miturve nga njëra anë dhe E.G. (52), G.G. (23) dhe H.T. (29) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi, me çka ishin përdorur mjete të rënda dhe të metalta. Më vonë ishte denoncuar se rreth orës 1:55 në Qendrën Urgjente në Kompleksin e Klinikave ‘Nëna Terezë’, derisa D.J. (52) me të afërmit S.J. (25) dhe I.D. (38) ishte duke pritur rezultatet për djalin e tij të lënduar në përleshjen paraprake, fizikisht ishin sulmuar nga E.G. (52), B.S. (43), A.S. (48), B.S. (44) dhe I.G. (36), me çka kishin përdorur mjete të metalta dhe të forta”, informojnë nga MPB.

Shumë shpejt, pas masave të ndërmarra, nëpunësit policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup në rajonin e Qendrës i kanë privuar nga liria E.G., B.S., A.S., B.S. dhe I.G.. Përderisa, në Stacionin Policor Karposh ishin arrestuar F.J. dhe B.J. dhe tre të miturit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personave do të parashtrohet padi adekuate.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme