Arrestohen disa persona nga Shkupi, kjo është arsyeja

Policia ndalon 5 persona nga Shkupi, të cilët ishin denoncuar nga një 39 vjeçar, për sjellje agresive dhe sulm fizik në një pikë karburanti në Strazhë.

“Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (23-prill) rreth orës 23:30, në pikën e pagesës rrugore- Gostivar, kanë ndaluar personat: B.P.(36), B.N.(22), G.A.(34), F.T.( 24), B.D.(31), të gjithë nga Shkupi. Personat në fjalë kanë qenë denoncuar nga 39-vjeçari N.M. nga Gostivari se rreth orës 22:40 janë sjellë në mënyrë agresive dhe e kanë sulmuar fizikisht në një pikë karburanti në lokalitetin Strazhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojnë parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme