Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, pasi në shtëpinë e një tjetri kishin shtënë me armë dhe kishin tentuar t’ia vidhnin automjetin, të shtunën.
Pas ndërhyrjes së policisë, të njëjtit kanë tentuar t’i sulmojnë edhe zyrtarët policorë me një shishe me materie ndezëse, në Mitrovicën e jugut.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta (njëra me gaz), 13 fishek, 11 gëzhoja, një granatë shokuese dhe disa shishe të mbushura me materie ndezëse”, njofton PK në raportin 24-orësh.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa tre personat, meshkuj, janë dërguar në mbajtje kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.