Arrestohen dy kosovarë në Serbi, kjo është arsyeja

Në vendkalimin kufitar në Kelebija, në afërsi të Suboticës, janë konfiskuar 13 kg marihuanë dhe janë arrestuar dy persona, shkruan Radio Kontakt Plus.

Makina e ndaluar ishte me targa sllovene ndërsa ngasësi i makinës, L.D, 42 vjeçar, ishte nga Prizreni.

Përveç shoferit, u arrestua dhe H.D, 45 vjeçar, po ashtu nga Prizreni, i cili është i dyshuar për organizimin e transportit të marihuanës.

Të arrestuarit janë ndaluar në paraburgim për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme