Ministria e Brendshme në bashkëpunim bashkërisht me FBI-në ka zhvilluar një aksion në Reçicë të Madhe në Tetovë dhe ka arrestuar dy persona. Dyshimet mbi cilat është zhvilluar aksioni është një treg online ilegal i zhvilluar nga dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut në SHBA. Tregu online ka funksionuar nga viti 2023. Të dyshuarit kanë shfrytëzuar të dhëna personale dhe të dhëna bankare për 2.600 klientë me 1.500 llogari bankare. Vlera e shitjeve në tregun online sipas policisë ka arritur në 500 mijë dollarë. Nga bastisja e realizuar në shtëpitë e 20 dhe 23 vjeçarit janë konfiskuar laptopë dhe telefona celular. Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë kohës së bastisjes. Pas ekspertizës që do t’i bën Sektori për Krim Kompjuterik pajisjeve të sekuestruara, ndaj dy të dyshuarve do të ngritën padi penale./Alsat.mk.



