Arrestohen dy persona duke i trafikuar tri gra

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy persona për trafikim me njerëz.

“Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve, në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme, si dhe parandalimin e veprave penale, me datë 18.02.2019, rreth orës 01:30, në rajonin e Prizrenit/Dragash, ka identifikuar dhe ndaluar një veturë me targa vendore, me ç’rast pas një procesi të verifikimit dhe kontrollit në bashkëpunim me zyrtarë të drejtorisë së antitrafikimit me njerëz janë arrestuar dy persona nën dyshimin për trafikim me njerëz, si dhe janë identifikuar tri viktima të trafikimit (të gjitha femra/shqiptare /kosovare)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia, tutje njofton se personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent ndalohen për 48 orë.

“Viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor dhe janë ndërmarrë veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parapara për raste të tilla”, përfundon njoftimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme