Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se demoluan disa villa

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kanë demoluar disa villa.

Rasti ka ndodhur më 6 janar, rreth orës 15:00.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar. Vlera e demit raportohet të jetë e lartë . Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator dhe një automjet”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme