Arrestohen dy persona nga Tetova, akuzohen për sjellje agresive ndaj zyrtarëve policorë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se mbrëmë ka privuar nga liria dy persona të moshës 39 dhe 33 vjeç, të cilët akuzohen për sjellje agresive ndaj punonjësve të policisë.

“Mbrëmë (23 korrik), në ora 21:35, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat A.Sh.(33) nga Neproshteni i Tetovës dhe G.S.(39) nga Treboshi i Tetovës, pasi që janë sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët kryenin veprime zyrtare dhe A.Sh. ka tentuar të godasë një punonjës policie me automjetin e pasagjerëve “Chevrolet” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte. Ata janë ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit dhe zbardhjes së rastit ndaj tyre do të vijojë kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme