Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme policia në fshatin Çelopek ka privuar nga liria 2 persona nga Tetova të cilët akuzohen për vjedhje në një objekt të këtij fshati.
“Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (10-shkurt), gjysmë ore pas mesnate, në Çelopek të Tetovës, kanë privuar nga liria personin A.O. (40) dhe L.V. (39) nga Tetova, të cilët paraprakisht kishin kryer një vjedhje të rëndë në një objekt në këtë fshat, kështu që janë gjetur dhe konfiskuar sendet dhe produktet që supozohet se janë marrë nga objekti në fjalë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj tyre do të vijojnë parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk