Arrestohen dy presona në Tetovë, konfiskohet një sasi e marijuhanës

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 2 persona. Sipas SPB-Tetovë, gjatë bastisjes në banesën e tyre të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një peshore digjitale.

“Më datë 11.10.2023 në ora 18:40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personat K.R.(24) dhe L.R.(22), të dy nga Tetova. Gjatë një bastisje në banesën e tyre, të kryer me urdhër gjykate, në ambientet që ata kishin përdorur janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me rreth një kilogram e 300 gramë marijuanë dhe një peshore dixhitale. Dy personat në fjalë janë ndaluar në komisariat dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të përgatitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme