Dy shtetas të Shqipërisë kanë përfunduar në pranga për shkak të tregtisë së paligjshme të drogës, armëve dhe materieve të rrezikshme. Njësitet policore ndaluan makinën e dy shtetasve të Shqipërisë në pikën e pagesës në Tetovë për shkak të dyshimeve se po transportohej drogë. Pas kontrollit të automjetit në gomën rezerve janë gjetur tre paketime me marijuhanë, në sasi prej rreth 3 kilogramësh në vlerë totale prej 10 mijë eurove. Personat janë dërguar në stacion policor dhe nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë pas kompletimit të dokumentacionit do të parashtrohet kallëzim penal në Prokurorinë e Tetovës. /Alsat.mk