Mbrëmjen e djeshme (8-korrik) rreth orës 22:20, në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër, në lokalitetin “Livadhet e Senës”, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personat A.Ç. (29) dhe një 17-vjeçarë, të dy nga Republika e Shqipërisë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, ku kanë qëndruar të paregjistruar dhe nuk kishin dokumente identifikimi.
Pas arrestimit, shtetasit shqiptarë u dorëzuan në Stacionin e Policisë së Dibrës për procedime të mëtejshme.