Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë, sekuestrohen rreth katër kilogramë marihuanë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në trafikim të narkotikëve, gjatë një operacioni të realizuar në Fushë Kosovë.

Operacioni policor është zhvilluar më 25.09.2026, rreth orës 21:00, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Errësira” ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar, të cilët janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të veturës me targa të Shqipërisë, në bagazh janë gjetur dhe sekuestruar rreth katër kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas vlerësimit të policisë, vlera e substancës së dyshuar narkotike në treg arrin rreth 10 mijë euro.

Përveç narkotikëve, si prova materiale janë sekuestruar edhe vetura e përdorur nga të dyshuarit dhe 22 mijë e 300 lekë të reja para të gatshme.

Pas përfundimit të operacionit në terren, dy personat e arrestuar dhe provat e sekuestruara janë proceduar për veprime të mëtejshme hetimore, në koordinim me prokurorin e shtetit.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge./kallxo.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme