Dy persona janë arrestuar në Prizren pas dyshimeve për blerje dhe shitje të substancave narkotike.
jatë kontrollit në rrobat e trupit të njërit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy doza të llojit marihuanë, ndërsa në veturën e parkuar te dyshuarit tjetër është gjetur dhe konfiskuar një qese me doza të marihuanës.
“Në lidhje me rastin është bastisur edhe shtëpia e njërit te dyshuarit. Gjatë këtij operacioni si dëshmi gjithsejtë janë sekuestruar: Tridhjetë e një (31) doza të substancës narkotike të llojit marihuanë me peshë 59.37 gram, një peshore elektronike, njëmijë e katërqind e tridhjetë e pesë(1435) euro dhe një automjet me targa vendore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.