Arrestohen gjashtë persona, u kapën me 85 mijë euro monedha false

Arrestohen tre persona nga Kosova dhe tre të tjera nga Maqedonia e Veriut në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Personat e arrestuar dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim)”.

Në këtë operacion janë sekuestruar thasë me monedha 2 euroshe metalike në vlerë prej 85 mijë e 10 eurosh.

“Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë telefona celularë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme