Është arrestuar një person me inicialet R.D në Gjakovë, pasi i njëjti është dyshuar të ketë kryer disa vjedhje të rënda në fshatrat Bishtazhin dhe Ujzë.
Rastet kanë ndodhur në vazhdimësi gjatë javës së kaluar.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprat e kryera, po ashtu janë siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se i njëjti është kryes i këtyre veprave .
Me urdhër të prokurorit të çështjes personi i arrestuar mbahet në ndalim policor, ndaj tij do të ngritët kallëzimi penal ndërsa policia në bashkëpunim me prokurorinë po vazhdojnë me procedurën hetimore.