Katër persona janë arrestuar në lagjen “Emshir” të Prishtinës nga një aksion i Drejtorisë Rajonle në Prishtinë në kuadër të një operacioni të gjerë policor që u zhvillua sot.
Këtë e konfirmoi për klankosova.tv zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Njësitet e stacionit policor Jugu të mbështetur nga njësitet e NJRSH-së kanë vazhduar aksionin e tyre në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një lokal në rrugën “Ali Vitia” me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
“Të njëjtëve u janë gjetur dhe konfiskuar 1 pistoletë,2 fishekë,1 shufër dhe një sasi e substancës narkotike. Ky operacion është kryer në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe gjyqtarin e procedurës paraparake”.