Prokuroria në Gjakovë ka ndaluar katër persona të dyshuar dhe kanë konfiskuar mbi 5 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit ”Marihuanë”.
Siç njoftohet, gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 5 kilogramë e 571 gramë, një (1) pushkë gjuetie, pesë (5) fishekë dhe një (1) granatë dore,
Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit gjenden në ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Armëmbajtje pa leje”, transmeton Telegrafi.