Në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se të njëjtit edhe me një të dyshuar tjetër po ashtu shtetas i Shqipërisë kanë kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.