Arrestohen motër e vëlla në Durrës, shfrytëzonin për prostitucion të miturën kundrejt 3 -5 mijë lekë

Një vajzë 19-vjeçare dhe vëllai i saj 17 vjeç janë arrestuar nga Policia e Durrësit nën akuzën se shfrytëzonin një të mitur për prostitucion.

Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga L.P. banues në Sukth, dhe motrën e tij Malvina Skura, banuese në Durrës.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë fizike kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH.

Sipas policisë, e mitura kryente marrëdhënie seksuale me klientë të cilët i gjenin të arrestuarit kundrejt pagesë 3 000 – 5 000 lekë.

Motër e vëlla do të hetohen më tej nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” në bashkëpunim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme