Arrestohen shtatë persona në Kukës, tentuan të fusnin emigrantë të paligjshëm në Kosovë

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar shtatë persona në Kukës, të cilët janë kapur duke tentuar të fusnin në Kosovë emigrantë të paligjshëm.

Policia e Shtetit gjithashtu njofton se ka sekuestruar automjetet që përdoreshin për të transportuar emigrantët, transmeton Telegrafi.

“Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. Gj., 53 vjeç, banues në fshatin Gziq, Mirditë. Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjete të ndryshme, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.

Goditen 7 raste të tjera të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 7 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, goditën 7 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. Gj., 53 vjeç, banues në fshatin Gziq, Mirditë.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjete të ndryshme, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjetet që përdoreshin për të transportuar emigrantët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme