Janë arrestuar tre burra në Damjan të Gjakovës, të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht.
Viktima ka ndërhyrë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është kanosur me armë zjarri.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit M57 me një karikator dhe 10 fishek”, njofton policia, përcjell Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.